Sulmuesi i PSG

Buffon mendon se Mbappe e meriton “Topin e Artë”

Portieri i Paris Saint Germain, Gianluigi Buffon ka thënë se bashkëlojtari i tij Kylian Mbappe meriton ta fitojë “Topin e Artë”.

Mbappe ndihmoi PSG-në të fitojë të tre trofetë në Francë, ndërsa verën e kaluar ishte vendimtar në triufimin e “gjelave” në Kupën e Botës.

Sulmuesi 19 vjeçar ka vazhduar me formën e mirë edhe këtë sezon duke shënuar 10 gola në vetëm 7 paraqitje në të gjitha kompeticionet.

Sipas Buffon, francezi ka një talent unik, ndërsa ka treguar se ai krahasohet edhe me legjenda të fubollit italian.

“Duke u bazuar në kualitetet e tij dhe sa vendimtar ishte në Kupën e Botës, Mbappe e meriton “Topin e Artë”, nuk mund ta them të kundërtën. Në Itali ai krahasohet me lojtarë si Del Piero, Roberto Baggio apo edhe Totti. Por ai ka një talent që rrallë e kam parë, është një fenomen”, deklaroi Buffon për France 3.

Ish portieri i Juventusit beson se Mbappe mund të vazhdojë me këtë formë për një kohë të gjatë nëse e ruan entuziazmin e tanishëm dhe sjelljet e mira.