mbappe

Buffon: Mbappe e meriton Topin e Artë

Gianluigi Buffon beson se shoku i tij i skuadrës Paris Saint-Germain, Kylian Mbappe e meriton Topin e Artë dhe se ai “është një fenomen”

19 vjeçari e ndihmoi Francën për ta fituar Botërorin në Rusi këtë verë dhe legjenda e Italisë është i impresionuar me sulmuesin qëkurse ju bashkua skuadrës nga Ligue 1 këtë verë.

“Mbappe është një fenomen”, tha Buffon për Tout Le Sport.

“Nëse ai vazhdon duke treguar me të mirë, nëse ai mbetet në entuziazmin e tij dhe vazhdon të sillet normal, pastaj ai do të jetë në këto nivele për kohë të gjatë”.

“Në Itali e krahasojmë atë me [Roberto] Baggio, [Francesco] Totti, [Alessandro] Del Piero, por ai ka talent dhe teknik që rrallë i kam parë në karrierën tim.

Për kualitetet e tij, çfarë ai ka bërë dhe si ka qenë vendimtar në Botëror ai e meriton Topin e Artë. Nuk mund ta them të kundërten”.