Pas aprovimit nga Qeveria e Kosovës të Strategjisë multimodale në transport, Byroja Kosovare e Sigurimit (BSK) kërkon që të të vazhdohet me miratimin e akteve të nevojshme juridike për të mbështetur edhe sigurinë rrugore si pjesë e kësaj strategjie.
Këto janë kërkesat e BSK-së:
1. Pas aprovimit nga Qeveria e Kosovës të Strategjisë multimodale në transport, të vazhdohet me miratimin e akteve të nevojshme juridike për të mbështetur edhe sigurinë rrugore si pjesë e kësaj strategjie.
- Qeveria e vendit të themeloj Agjencinë e sigurisë rrugore dhe të përkushtohet për hapjen e mundësive të bashkëpunimit të qëndrueshëm me institucionet e fushës nga vendi dhe më gjerë.
- Inkurajimi dhe domosdoshmëria e futjes në përdorim të teknologjive të reja për t`a bërë lëvizjen e qytetarëve më të përshtatshme, sidomos nëpër mjediset urbane.
- Krijimi i hapësirave të reja të destinuara për ecje, çiklizmin dhe motivimi i qytetarëve për përdorimin e transportit alternativ dhe transportit publik, duke ndikuar direkt jo vetëm në uljen e aksidenteve por edhe në përmirësimin e cilësisë së jetës.
- Zhvillimi i konceptit “SMART CITY” dhe aplikimi i transportit të mençur si dhe zgjerimi i investimit edhe në resurset humane.
- Vlerësimi i sigurisë rrugore është proces i pashmangshëm edhe për rrjetin rrugor në Kosovë duke filluar nga faza e projektimit, ndërtimit dhe të vazhdohet me mbikëqyrjen periodike të rrjetit rrugor, në mënyrë që numri i aksidenteve në rrugë të mbahet në minimum. Kërkohet nga Qeveria e Kosovës “të përshpejtojë procedurat e hartimit të legjislacionit kombëtar duke u bazuar në direktivat ndërkombëtare për menaxhimin e sigurisë rrugore dhe të zotohet në bashkëpunim në sigurimin e fondeve financiare të dedikuara për këtë qëllim.
- Të intensifikohet bashkëpunimi institucional me IRU Academy me seli ne Gjenevë për të promovuar edhe më tutje zhvillimin profesional të shoferëve në transportin rrugor në vend.
- T`i kushtohet më shumë rëndësi aftësimit të shoferëve të kategorive bazë dhe kategorive profesionale dhe të punohet në harmonizimin dhe njohjen e këtyre trajnimeve në nivelin regjional dhe ndërkombëtar si kusht i rëndësishëm për integrimin në BE.
- Të ngritët përgjegjësia në Qendrat e testimit të kandidatëve për patentë shofer për shkak të faktit se rreth 30% të aksidenteve në vend janë vet aksidente dhe kryesisht janë të përfshira moshat e të rinjve. Adresimi i kësaj çështje është e natyrës urgjente, sepse ka të bëjë direkt me shpëtimin e jetës së qytetarëve të vendit.
- Të studiohen në detaje shkaktarët kryesor dhe kontribuuesit tjerë të gjitha aksidenteve në trafikun rrugor sepse kjo do të ishte një masë konkrete ndikuese në përmasimin efektiv të sigurisë në rrugë.
- Të punohet në përpunimin për përmirësimin e cilësisë së të dhënave për aksidentet rrugore, si dhe modernizimin e pajisjeve për rregullim, kontrollim, mbikëqyrje, identifikim dhe dëshmim të kundërvajtjeve në trafikun rrugor, po ashtu në digjitalizimin e sistemit dhe ndërlidhja e tij me institucione e tjera.
- Të intensifikohet bashkëpunimi në pasurimin dhe rifreskimin permanent për “hartën e rrezikut nga aksidentet”, fillimisht në mes Policisë së Kosovës dhe Byrosë Kosovare të Sigurimit (BKS), duke zgjeruar rrjetin e bashkëpunimit edhe me ministritë përkatëse, komunat dhe institucionet tjera partnere.
- Të fillohet sa më shpejt “Star Rating” i rrugëve ku janë të vendosura shkollat në vend, sidomos për rrugët që gjenden në hyrje-dalje të shkollave. Asociacioni Kosovar i Motorizimit AMRKS është licencuar nga Programi Evropian i Vlerësimit të Rrugëve EuroRAP/iRAP, si udhëheqës kombëtar për shtrirjen e këtij programi në vend dhe në rajon. Hyrje-daljet në objektet parashkollore dhe shkollore duhet të janë të siguruara që të evitohet rreziku gjatë lëvizjes së fëmijëve. Shumica e institucioneve parashkollore dhe shkollore (posaçërisht zonat urbane) ballafaqohen me këto probleme infrastrukturore!
- Aktivitetet e nisura nga viti 2013 si një punë e përbashkët në mes MASHTI-it, Policisë së Kosovës, Komunave, AMRKS, Forumit të Kosovës për Siguri në Rrugë dhe institucioneve tjera, duhet të vazhdohen dhe zgjerohen me nxënës nëpër të gjitha nivelet e shkollimit në të gjitha shkollat e vendit, në kuadër të projektit kombëtar “Siguria në rrugë”.
- Pajisja e shkollave (SHFMU-ve) me kabinetet e trafikut (ndërtimi dhe shenjëzimi) i poligoneve në mjediset shkollore, të cilat do të ishin në funksion të aftësimit të nxënësve për mësimin e drejtimit të biçikletës. AMRKS dhe Akademia Tempulli kanë marrëveshjet përkatëse te nënshkruara me ministritë e ngarkuara për këto çështje si MASHTI, MMPHI dhe MPB por duhet vullneti politik për implementimi e tyre.
- Bashkëpunimi me shkollat në kuadër të klubeve të karrierës, do të mundësonte trajnimin, vlerësimin e arritshmërisë së nxënësve në pjesën teorike dhe praktike dhe nxënësit e suksesshëm do të pajiseshin me vërtetime për ngasjen e biçikletaveDakordimi i institucioneve (arritja e një marrëveshje gjithëpërfshirëse) për sigurimin e fondit për zhvillimin e aktiviteteve për sigurinë në rrugë, promovim, informim, hulumtim, trajnime, gara, shërbime konsulentë, testime teorike dhe praktike, fletëpalosje, katalogë, vizatime, broshura, aktivitete mësimore dhe jashtë mësimore, etj. Krijimi i këtij fondi me pagesë simbolike nga të hyrat nga pagesa e policave të sigurimit të detyrueshëm, nga taksat rrugore me rastin e regjistrimit të automjeteve, p.sh. pagesa prej 1.00 euro në këtë fond do ti dedikohet projektit kombëtar “Siguria në rrugë”.







