Brozovic bëhet hit në internet me veprimin kundër Barcelonës

Marcelo Brozovic ka marrë vëmendjen nëpër rrjetet sociale për veprimin që bëri për t’ia pamundësuar Luis Suarezit golin nga gjuajtja e lirë.

Mesfushori kroat vendosi që të shtrihej në murin që kishte vendosur Interi dhe kuptoi qëllimin e sulmuesit 33-vjeçar që vendosi të gjuante ulët në mur.

Edhe pse Interi u mposht 2-0 nga Barça në Ligën e Kampionëve, Brozovic ka marrë vëmendjen të mërkurën në garën evropiane.

https://www.youtube.com/watch?v=X94TDDmDgqA