Ambasada Britanike në Kosovë, pas vendimit të PZAP-së për Listën Serbe ka thënë se presin që deputetët e zgjedhur nga kjo parti, të marrin detyrën e t’iu shërbejnë qytetarëve që i kanë votuar.

Në një reagim në Facebook, Ambasada britanike ka thënë po ashtu se inkurajohen të gjitha institucionet të respektojnë këtë vendim të PZAP-së.

“Ne presim që përfaqësuesit e zgjedhur në mënyrë legjitime të jenë në gjendje të marrin detyrën dhe t’u shërbejnë qytetarëve që i kanë zgjedhur. Mbretëria e Bashkuar vazhdon të mbështesë proceset zgjedhore transparente dhe të bazuara në rregulla në Kosovë. Ne i inkurajojmë të gjitha institucionet dhe aktorët politikë të respektojnë vendimet e institucioneve demokratike dhe të mbështesin integritetin e kornizës zgjedhore”, thuhet në reagim.