Britania e Madhe gjobit Facebook-un për vjedhjen e të dhënave
Media sociale, Facebook është gjobitur me 500,000 dollarë nga mbikëqyrësi i mbrojtjes së të dhënave në Mbretërinë e Bashkuar për rolin e saj në skandalin e të dhënave të Cambridge Analytica.
Zyra e Komisionerit të Informacionit (ICO) tha se Facebook kishte lejuar një “shkelje serioze” të ligjit, raporton BBC.
Komisionarja e Informacionit, Elizabeth Denham tha se Facebook dështoi të mbajë të dhënat personale të sigurta, sepse sipas saj “nuk arriti të bëjë kontrolle të përshtatshme për aplikacionet dhe zhvilluesit që përdorin platformën e saj”.