Breshër i vrullshëm në Opojë, dalin pamjet

Opoja është përfshirë nga një breshër i vrullshëm përgjatë së shtunës.

Meteo Ballkan ka publikuar në ‘Facebook’ pamje nga momenti i reshjes së breshrit në Opojë, i cili ka mbuluar oborrin e një qytetari atje, shkruan lajmi.net.

“Breshri i sotëm në Opojë 🌩🌩🌩🌩🌩🌩⛈“, njoftohet në postim.

IHMK ka paralajmëruar për mot të ndryshueshëm përgjatë vikendit, i cili do të përcjellet edhe me shkarkime rrufesh