Këtë vit duket se festat kanë erdhur më shpejt në vendin tonë. Ndryshe nga data zyrtare e 6 dhjetorit që përkon me ndezjen e dritave të Pemës së Krishtlindjeve, këtë herë Vipa-t kanë nxituar për krijimin e atosferës.
Një prej tyre është dhe deputetja opozitare e Kuvendit të Shqipërisë, Rudina Hajdari. Ajo ka ndarë në Instagramin e saj një foto të vajzës së saj teksa duket duke zbukuruar pemën e Vitit të ri.








