Shtëpia e Mozzik dhe Loredanës me pamje të mrekullueshme.
Ata janë ndër çiftet më të përfolura të estradës sonë të cilët tashmë ka fituar suksesin edhe në muzikën gjermane.
Loredana dhe Mozzik së fundi janë bërë prindër për herë të parë, pasi ka ardhë në jetë vajza e tyre Hana në fund të vitit të kaluar.
Tani Loredana na prezanton edhe me shtëpinë në të cilën ata po jetojnë dhe shtëpia ka një pamje të mrekullueshme si brenda ashtu edhe jashtë.
Ajo në disa video ka treguar një pjesë të dhomës së ndejës, ndërsa në njërën nga videot ka nxjerrë vetëm këmbët e saj dhe të Hanës, duke treguar se po kalojnë pak kohë nënë e bijë bashkë.
Në një pjesë të dhomës shihet edhe emri i vajzës në shkronja të mëdha, të cilat janë përshtatur me dizajnin e dhomës.
Loredana dhe Mozzik tash e sa kohë jetojnë në Zvicër.







