Erdogan

Brenda pallatit të “sulltanit” Erdogan

Presidenti autokratik i Turqisë, Recep Tayyip Erdogan shijon stilin e jetesës së një diktatori.
Kështu shkruan gazeta britanike, Daily Mail. Si shembull, gazetari Guy Adams merr rezidencën luksoze të Erdogan në periferi të Ankarasë.

“Pallati i Bardhë” ka 1100 dhoma, 250 prej të cilave përdoren nga familja e 63-vjeçarit. E mbuluar me ar e mermer, ky pallat është sa 30 Shtëpi të Bardha dhe besohte se është pallati më i madh i ndërtuar në botë këto 100 vitet e fundit.

Raportohet se 7 milionë sterlina janë shpenzuar vetëm për tapetet. 5 milionë sterlina janë shpenzuar për 400 dyert e pallatit. Çdo gotë në pallat ka kushtuar 250 sterlina.