Kandidati për deputet nga koalicioni Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës (AAK), NISMA-Konservatorët-Forumi Intelektual-E30, Lahi Brahimaj, ka njoftuar se ka vizituar Organizatën e Veteranëve të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës (UÇK), në Viti.

Gjenerali i UÇK-së përmes një postimi në rrjetin social Facebook ka treguar se ka takuar kryetarin e Veteranëve në Viti Idriz Quni.

Brahimaj është zotëruar për mbështetjen për kategoritë e lirisë, raporton Ballkani.info.

“Në Viti vizitova selinë e Organizatës së Veteranëve, ku u prita nga kryetari Idriz Quni dhe shumë bashkëluftëtarë, me të cilët përjetësisht na mbajnë të bashkuar ditët e lavdisë. Në bashkëbisedim, u zotova për angazhimin tim të vazhduar për kategoritë e lirisë, e në të ardhmen edhe zëri i tyre në Kuvendin e Kosovës”, ka shkruar ai./Ballkani.info/

Postimi i plotë: