Kandidati për deputet nga rradhët e Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës (AAK), Lahi Brahimaj ka thënë se vizioni i Ramush Hardinajt po gjen mbështetje nëpër qytete të ndryshme të Kosovës.
“Si kudo që ishim deri sot nëpër Kosovë edhe në Pejë , Logjë, Istog e Klinë mbrëmë gjetëm përkrahjen nga qytetarët”, ka shkruar ai.
Më tutje ai ka shkruar se puna e madhe dhe e pastër e kryeministrit, Ramush Haradinaj, ka ngjallur vullnet duke rezultuar edhe me besim të madh të qytetarëve.
Lahi Brahimaj është kandidat në listën e koalicionit AAK-PSD dhe mban numrin 61./Ballkani.info/
loading…







