Brahimaj: Kontributi i hasnjanëve për liri dhe shtet, po vazhdonë duke qenë mbështetës të Aleancës dhe Ramush Haradinaj

Kandidati për deputet, Lahi Brahimaj së bashku me  me anëtarë tjerë të AAK-së ka vizituar Hasin, vend me traditë të mikpritjes e bujarisë.

“Kontributi i hasnjanëve ndër breza për liri dhe shtet është i madh, këtë kontribut po e vazhdojnë prapë duke qenë mbështetës të Aleancës dhe Ramush Haradinaj.” ka shkruar Brahimaj në facebook.

Brahimaj mbanë numrin 22. /Ballkani.info/

Postimi i plotë:

Hasi një vend me traditë të mikpritjes e bujarisë!Ky brez kufitar u shndërrua strehë për luftëtar dhe rrugë për armët e lirisë. Kontributi i hasnjanëve ndër breza për liri dhe shtet është i madh, këtë kontribut po e vazhdojnë prapë duke qenë mbështetës të Aleancës dhe Ramush Haradinaj. Pata nderin që sot bashkë me Selim Selimin #100 dhe Hajredin Berisha #94 të takojmë dhe bashkëbisedojmë me disa banorë të fshatrave Rogovë dhe Demjan.