Bota me vendime strikte për kursimin e ujit, Qeveria Kurti e bën të kundërtën

Në këtë verë të nxehtë kur ndryshimet klimatike po i prishin balancat, për dallim nga Kosova, bota ka filluar të kursejë ujë, gaz e energji.

Në Itali para disa ditësh është vendosur një rregull i ri për parukierët. Besoni ose jo, atyre u lejohet t’ua lajnë flokët vetëm një herë klientëve për ta kursyer ujin. Po ashtu, koha e qëndrimit në dush për shkak të krizës globale është kërkuar edhe në Danimarkë nga Qeveria që të kursehet energjia elektrike dhe uji. Në Gjermani është kërkuar që të kursehet gazi. Kosova po e bën të kundërtën, duke e stimuluar edhe më shumë shpenzimit e ujit, shkruan Demokracia.com.

Në Itali: Parukierët t`ua lajnë flokët vetëm një herë klientëve

Afër Bolonjës gjendet komuna Castenaso, e cila ka një popullsi prej 16 mijë banorësh, e cila po përjeton një thatësirë të madhe. Kryebashkiaku i saj, Carlo Gubellini, ka vendosur një rregull të ri. Parukierët në këtë komunë u lejohet t`ua lajnë flokët vetëm një herë klientëve, shkruan Demokracia.com.

Rregulli ka nisur të zbatohet dhe do të jetë në fuqi deri në shtator. Ndërsa, parukierët që do të vazhdojnë t’ua lajnë nga dy herë kokën e klientëve të tyre, do të gjobiten deri në 500 euro.

https://www.facebook.com/carlo.gubellini/videos/573222644423815

Në Danimarkë: Shkurtoni kohën e qëndrimit në dush

Nëse ju pëlqen të qëndroni në dush edhe pasi të pastroheni, duke u çlodhur dhe qetësuar nën pikat e ujit, këtë nuk mund ta bëni më në Danimarkë.

Qeveria daneze u ka bërë thirrje qytetarëve të saj të tregohen të kujdesshëm në përdorimin e energjisë elektrike. Gjithashtu u ka bërë thirrje që ta shkurtojnë edhe kohën e dushit në përpjekje që të kursejnë më shumë.

https://www.bloomberg.com/news/articles/2022-06-28/danes-urged-to-take-shorter-showers-as-energy-crisis-worsens

Në Gjermani: Kurseni gazin

Në Gjermani ka një thirrje për qytetarët, që të kursejnë energjinë, veçanërisht gazin. Ekziston frika se Rusia mund të përdorë mirëmbajtjen e Nord Stream si pretekst për të bllokuar gazin.

Shteti ka premtuar se do t’i ndërmarrë të gjitha masat e nevojshme për furnizimin me gaz të familjeve, spitaleve dhe institucioneve të domosdoshme. Por, nuk dihet nëse kjo do të mjaftojë për furnizim me sasi të mjaftueshme.

Në Kosovë: Shërbeni klientët me ujë nga rubineti

Qeveria e Kosovës në mbledhjen e sotme e ka miratuar vendimin që obligon bizneset për shërbimin e klientëve me ujë nga rubineti dhe për monitorimin e cilësisë së ujit të destinuar për konsum njerëzor në rastet kur objektet e gastronomisë furnizohen nga ujësjellësi publik. /Demokracia.com/