Zëdhënësi i Bashkimi Evropian për punë të Jashtme, Peter Stano ka njoftuar se Përfaqësuesi i Lartë i BE-së për Politikë të Jashtme Josep Borrell ditën e nesërme do të takohet në Paris me Kryeministrin e Kosovës, Albin Kurtin dhe Presidentin e Serbisë, Aleksandër Vuçiq.
Këtë deklaratë ai e bërë në një postim në Twitter, derisa theksoi se takimet do të zhvillohen të ndara.
Stano gjithashtu tha se ky takim do të realizohet për të vazhduar përpjekjet evropiane për të ndihmuar Kosovën dhe Serbinë për të zbutur situatën dhe për të avancuar në dialogun e lehtësuar nga BE-ja.
“Kosovë/Serbi: Për të vazhduar përpjekjet evropiane për të ndihmuar Kosovë-Serbi për të de-përshkallëzuar, për të zbutur tensionet aktuale dhe për të avancuar në Dialogun e lehtësuar nga BE, Josep Borrell do të takohet me Albin Kurtin dhe Aleksander Vuçiqi, nesër në Paris në takime të ndara”, ka shkuar Stano.
Kosovo/Serbia: To continue 🇪🇺 efforts to help 🇷🇸🇽🇰 to de-escalate,defuse current tensions and advance in EU facilitated Dialogue, @JosepBorrellF will meet with @albinkurti & @predsednikrs @avucic in Paris tomorrow in separate meetings.
— Peter Stano (@ExtSpoxEU) November 10, 2022
Kryeministri i Kosovës mëngjesin e së enjtes ka udhëtuar për në Paris, ku do të marrë pjesë në Forumin e Paqes.
Atje është ftuar nga presidenti i Francës, Emmanuel Macron, e që po Kurtit është ftuar edhe presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani.
“Kryeministri Kurti do të merr pjesë në diskutimet në panel të këtij forumi prestigjioz, në pritjen e organizuar nga Presidenti Macron, si dhe do të ketë takime me përfaqësues të lartë shtetërorë”, thuhet në njoftimin e Zyrës së Kryeministrit, të enjten.
Ndërsa gjatë ditës së djeshme, kryeministri Kurti doli me një video ku i informoi qytetarët për këtë vizitë në Paris, teksa tha se ka mundësi të ketë edhe takim me presidentin e Serbisë, Aleksandër Vuçiq.
“Jam i gatshëm sepse i përgatitur, dhe gjithnjë i interesuar, për dialog për marrëveshje, për normalizim të plotë të marrëdhënieve ndërmjet Republikës së Kosovës dhe Serbisë, me njohjen reciproke në qendër. I kemi dy propozime në tavolinë: ai imi për kornizën e përgjithshme të marrëveshjes i prezantuar në takimin e 18 gushtit 2022 në Bruksel, si dhe propozimi franko-gjerman që ka mbështetjen e Shteteve të Bashkuara të Amerikës dhe Bashkimit Evropian, i prezantuar nga emisarët Jens Plötner dhe Emmanuel Bonne. Dialogu parimor me të tjerët, sundimi i ligjit njësoj për të gjithë, dhe, paqja e siguria në tërë territorin, shkojnë bashkë”, ka thënë Kurti./Reporteri.net/







