Borrell: BE-ja nuk është e plotë pa Ballkanin Perëndimor


Përfaqësuesi i Lartë i Bashkimit Evropian për Politikë të Jashtme, Josep Borrell ka thënë se Bashkimi Evropian nuk është e plotë pa vendet e Ballkanit Perëndimor.

Borrell përmes një postimi në Twitter, ka thënë se është koha që të bashkohemi për të ndërtuar një Evropë më të fortë.

“Ne duhet të mbajmë një proces të besueshëm zgjerimi. BE nuk është e plotë pa Ballkanin Perëndimor . Tani është koha të bashkohemi në ndërtimin e një Evrope më të fortë. Samiti i sotëm BE-Ballkan Perëndimor jep këtë perspektivë të qartë”, ka shkruar Borrell.