Borë në Nju Jork, anulohet mësimi në shkolla

Qyteti i Nju Jorkut në Shtetet e Bashkuara të Amerikës është përfshirë nga reshjet e dëborës ditët e fundit.

Për shkak të intensitetit të reshjeve, mësimi në shkollat publike është anuluar dhe do të vazhdojë online nga shtëpia njësoj si gjatë pandemisë.

Autoritetet arsimore amerikane thonë se nxënësit tashmë janë familjarizuar me mësimin online dhe ky proces është menaxhuar më së miri, e për këtë arsye leksionet do të vijojnë nga shtëpia dhe jo me prezencë fizike nëpër shkolla.

Sipas mediave amerikane, mësimi online nga shtëpitë do të vijojë deri në përfundimin e vitit shkollor dhe nxënësit do të rikthehen nëpër klasa në sezonin e ri në Shtator. Për të përmbushur orët mësimore që janë humbur gjatë pandemisë, ditët e pushimeve do të anulohen gjatë vitit të ri shkollor. Por duket se ky vendim i autoriteteve arsimore ka shkaktuar jo pak zhgënjim te nxënësit.

Sipas drejtorisë arsimore të New York, ky vendim është marrë për të përmbushur rregullin për 180 ditë shkollim në vit.