VIDE

Bora mbulon Brezovicën, pamje magjepse

Në viset malore në Kosovë ka filluar të bjerë borë. Brezovica është mbuluar me borë dhe shihet se atje tashmë ka filluar sezoni i dimrit.

Në qendrën e skijimit bora ka arritur deri në 10 centimetra.

Ndërsa meteorologët kanë parashikuar që sitën e shtunë do të mbajë mot më i ftohtë, me erë, intervale më të gjata me diell por edhe vranësira kohë pas kohe. Viseve malore mund të ketë edhe ndonjë rrebesh bore. 

Fjolla bore mund të bien edhe nga rrafshi i Kosovës duke shkuar nga mbrëmja me rënie të temperaturave.