Bjeshkët e Gjeravicës janë mbuluar nga bora e parë e këtij viti. Pas reshjeve të dëborës, Komuna e Junikut ka ndërmarrë masa të menjëhershme duke mobilizuar ekipet në terren për pastrimin e rrugës Junik–Gjeravicë.

Sipas kryetarit Ruzhdi Shehu, rruga tashmë është e kalueshme plotësisht.

Megjithatë, komuna u bën apel të gjithë qytetarëve që udhëtojnë në këtë drejtim të tregojnë kujdes të shtuar gjatë vozitjes, për shkak të kushteve atmosferike dhe terrenit malor.