Bora e mbulon Kosovën, ja cilat vende (FOTO)

Fshati Sharban i Komunës së Prishtinës sot është zgjuar i mbuluar nga reshjet e borës, ku sasia që ka rënë aty nuk është e vogël.

Sot në Kosovë po mban mot i ftohët dhe me reshje bore në shumë qyetet të Kosovës.

Temperaturat maksimale sot në Kosovë pritet të sillen rreth 1 gradë Celsius, ndërsa ato minmale në -4, derisa do të ketë edhe borë.

Borë sot ka rënë edhe në fshatin Sharban në Prishtinë, ku atje duket se ka sasi më të mëdha të reshjeve.

Në rrjetet sociale janë publikuar disa fotografi të sotme të këtij fshati, ku pamjet duken shumë bukur nga këto reshje.

Reshje të borës ka pasur edhe në qyetet tjera si në Gjakovë, Pejë, Vushtrri e Podujevë, por me sasi më të vogël.

Më poshtë keni edhe dy fotografi tjera nga Sharbani I Prishtinës.