Bora afër Mekës, ja çfarë thoshte profeti Muhamed

Krahina e Maysan afër Mekës në Arabinë Saudite, u shndërrua në një skenë piktoreske pasi bora ra në tokat e saj pas një vale shiu, duke nxitur disa përdorues të mediave sociale që ta quanin “nusja e veshur me fustanin e saj të bardhë”.

Kjo borë ka befasuar arabët. Gadishulli arabik njihet për motin e nxehtë, ka pasur mungesa të shiut. Një klimë e tillë ka shkaktuar edhe kriza për ujë, shkruan Ballkani.info.

Por, doktrina islame duket se ka paraparë këtë ndryshim klimash.

Sipas një hadithi( thënje të profetit Muhamed), thuhet se gadishulli arabik do të pësoj ndryshime klimatike.

“Nuk do të ndodh Kiameti pa u kthyer (shndërruar) toka e arabëve (shkretëtira) në kullosa (tokë pjellore) e lumenjë”, kishte thënë Profeti Muhamed.
Këto hadithe gjenden tek “shenjat e kijametit” në doktrinën islamike të hadithit. /Ballkani.info/