Boksierit britanik paguan 920 euro për një biftek!

Ish-boksieri britanik Richard John Hutton ka paguar një faturë prej gati 2 mijë euro për një drekë në Mykonos të Greqisë.

Ai ndodhet për pushime në Greqi me bashkëshorten e tij, por gjëja e fundit që priste të paguante ishte ajo faturë maramendëse ku bifteku kushtonte 920 euro. Ndërsa një ujë mineral kushtonte 16 euro dhe buka 14 euro.

Kur u erdhi llogaria, ata nuk mund të besonin atë që po shihnin dhe kështu e fotografuan.

Fotografia u postua në llogarinë e tij në Instagram dhe, siç pritej, shkaktoi një tronditje. Ai komentoi në foto se u zgjua të nesërmen në mëngjes duke qarë për faturën që pagoi.

“U zgjova në mëngjes në një pellg lotësh”, komenton ai në instagram, duke publikuar faturën.

loading…