BMW iX3 ,e 296 kuajfuqi do të prodhohet në 2020-ën

Pas zbulimit të Concept iX3 në prill të 2018-ës, BMW ka punuar fort për të krijuar versionin për prodhim të crossoverit elektrik.

Kompania Bavareze më në fund ka konfirmuar disa nga detajet teknike të veturës e cila është planifikuar që të prodhohet për të arritur në treg në 2020-ën.

BMW iX3 do të përdor bateri 74kWh të cilat do të bëjnë që ky SUV të përshkoj mbi 440 kilometra rrugë me një mbushje të vetme.

Fuqia do të ofrohet nga motori elektrik i BMW-së i gjeneratës së pestë eDrive.

BMW pohon se iX3 do të ketë 286 kuajfuqi (210 kilowatts) e cila prodhohet nga një motor i vetëm.