Sekretari amerikan i Shtetit, Antony Blinken, në takimin e tij me kryeministrin izraelit, Benjamin Netanyahu, i ka thënë se Izraeli duhet ta shmangë dëmin ndaj civilëve në Gaza derisa i ka dhënë mbështetjen amerikane “për të drejtën e Izraelit për t’u vetëmbrojtur”.

Shtëpia e Bardhë thotë se dyshja foli në kabinetin izraelit të luftës në Tel Aviv dhe se Blinken “ripohoi” mbështetjen e SHBA-së për “të drejtën e Izraelit për të parandaluar sulmet terroriste” – por gjithashtu theksuan rëndësinë e “shmangies së dëmeve të mëtejshme civile dhe mbrojtjes së infrastrukturës civile” në Gaza.

Met with @IsraeliPM and reaffirmed our support for Israel’s right to prevent another October 7 from occurring.

I also stressed the importance of avoiding civilian harm, protecting civilian infrastructure, and ensuring the distribution of humanitarian assistance throughout Gaza. pic.twitter.com/1g7h27Ci8f

— Secretary Antony Blinken (@SecBlinken) January 9, 2024

Netanyahu dhe Blinken diskutuan përpjekjet për të siguruar lirimin e të gjithë pengjeve të mbetura dhe dërgimin e ndihmave humanitare në Gaza, tha zëdhënësi Matthew Miller.

“Sekretari përsëriti nevojën për të siguruar paqe të qëndrueshme për Izraelin dhe rajonin, duke përfshirë realizimin e një shteti palestinez”, shton Miller.

BONUS VIDEO: “Sulmet e mundshme nga Serbia”, Haziri: Kamuflim i krerëve për t’i mbuluar dështimet e brendshme