Blerim Destani nis xhirimet e filmit hollivudian, pozon krahas Robert De Niros

Para disa muajve e kemi parë në një film hollivudian së bashku me Morgan Freeman dhe John Travolta.

Bëhet fjalë për aktorin tetovar, Blerim Destanin, i cili ishte pjesë e filmit amerikan të titulluar, “The Poison Rose”.

Tashmë 38-vjeçari ka bërë të ditur se do të jetë në një film përkrah legjendës së hollivudit, Robert De Niro.

Me këtë të fundit tashmë aktori ynë është takuar dhe këtë moment e ka ndarë me fansat duke publikuar një fotografi në llogarinë personale në Instagram.

“Duke punuar me legjendën e gjallë Robert De Niro”, ka shkruar aktori krahas imazhit në rrjetet sociale gjersa bëhet fjalë për filmin “The Comeback Trail”

Ndryshe, filmi ka të bëjë me dy producentë filmash, të cilët i kanë borxh një mafiozi, ku më parë i kishin marrë të holla sa as vetë nuk e kanë imagjinuar dhe përpiqen të shpëtojnë veten.

loading…