Bleona Qerreti i komenton Grenellit: Të dua

I dërguari special i presidentit amerikan, Donald Trump për dialogun Kosovë-Serbi, Richard Grenell, ka publikuar një fotografi dje me këngëtaren shqiptare, Bleona Qerretin, duke e cilësuar si yll ndërkombëtar.

Pas publikimit të kësaj fotoje nga Grenell, nuk ka munguar as përgjigja e Bleonës.

Ajo ka falënderuar ambasadorin Grenell për gjithçka që ka bërë për popullin shqiptar, derisa në fund i ka thënë edhe se e do, shkruan Express.

“I dashur Rick, duke pasur gjak shqiptar në venat e mia, unë nuk mund të të falënderoj mjaftueshëm për atë që ti ke bërë për popullin shqiptar. Si qytetare amerikane, faleminderit për vendosjen e standardeve të larta në politikën amerikane. Të dua”, ka qenë komenti i Qerretit në foton e publikuar nga Grenell.