Blendi Fevziu çon flamurin në Honolulu, por gafën e tij e kapi vetëm Bes Kallaku
Festat e Pavarësisë e ka gjeti larg vendit moderatorin e njohur, Blendi Fevziu.
Ai ndodhej me pushime në Hawaii dhe prej andej ka ngritur flamurin për të uruar shqiptarët kudo që ndodhen.
‘Gezuar 106 vjetorin e Pavaresise. Gezuar festen e flamurit!’ ka shkruar Blendi krah postimit të tij në Instagram.
Por Bes Kallaku i ka bërë një koment komik, duke i shkruar se ai flamur që ka në dorë është prodhim kinez.
Ky fakt është komentuar gjerësish, pasi ky flamur që nuk tregon simbolin tonë të vërtetë gjendet masivisht në pikat e shitjes.