Kriptovaluta

Bitcoin po thyen të gjitha rekordet, nuk do ta besoni sa vlerë ka një bitcoin sot!!!

Vlera e Bitcoin ka tejkaluar shumë e 60 mijë dollarëve sot, duke tejkaluar kështu vlerën rekord të kësaj kriptovalute.

Vlera e Bitcoini në platformën Binance ka “kërcyer” në 5,77 për qind, duke arritur çmimin prej 60.104 dollarë.

Nga fillimi i vitit, Bitcoin është forcuar dukshëm – për 80 për qind, kurse në 12 muajt e fundit vlera e saj është rritur për 570 për qind.

E rritjes i kanë prirë një mori faktorësh, përfshirë rritjen e interesimit të investitorëve të mëdhenj, si dhe investimi i korporatave sikurse është Tesla, Square dhe Microstrategy.

Bitcoin është një kriptovalutë që e ka shpikur një person i panjohur apo një grup njerëzish gjatë vitit 20088, duke përdorur emrin Satoshi Nakamoto.

Bëhet fjalë për valutë digjitale të decentralizuar pa bankë qendrore apo president, që mund të dërgohet nga përdoruesi në përdoruesin tjetër në mënyrë direkte – pa nënkryetar, përmes rrjetit të Bitcoin.