Bislimin sërish e pengojnë pyetjet e gazetarëve: Çka është kjo bllokadë?

Zëvendëskryeministri i parë për Integrim Evropian, Zhvillim dhe Dialog Besnik Bislimi, ka refuzuar të flasë për gazetarë pas përfundimit të raportimit në Komisionin për Integrim Evropian, Zhvillim dhe Dialog.

Bislimi u pyet se kur do të kthehen serbët në institucione.

“Jam duke shkuar në seancë. Ç’ është kjo bllokadë”, ka qenë përgjigjja e vetme e Bislimit.

Kjo nuk është hera e parë që ai nuk u përgjigjet gazetarëve, madje në një rast u kishte kërkuar që të jenë më serioz.