Sot kanë vazhduar bisedimet për armëpushim në mes të Ukrainës dhe Rusisë, ndërsa sipas “The Kyiv Independent” janë negociuar 10 korridore humanitare, 7 shtatë prej tyre në Kiev Oblast dhe 3 në Luhansk Oblast.

Nga ana tjetër, për Mariupolin akoma nuk ka korridor humanitar, megjithë përpjekjet e autoriteteve ukrainase për të dërguar ndihma atje.

“10 korridore humanitare të negociuara për 14 mars: 7 në Kiev Oblast, 3 në Luhansk Oblast. Ende nuk ka korridor për Mariupolin e rrethuar. Autoritetet ukrainase vazhdojnë përpjekjet për të dërguar një autokolonë humanitare në qytet.” Thuhet në një postim të “The Kyiv Independent” në llogarinë e saj në Twitter.

⚡️10 humanitarian corridors negotiated for March 14: 7 in Kyiv Oblast, 3 in Luhansk Oblast.

Still no corridor for the besieged Mariupol. Ukrainian authorities continue trying to get a humanitarian convoy to the city.

— The Kyiv Independent (@KyivIndependent) March 14, 2022

Përkundër bisedimeve të vazhdueshme në mes të dyja palëve, sulmet mbi Ukrainë po vazhdojnë dhe dëmet në njerëz dhe infrastrukturë po shtohen çdo ditë e më tepër.