BimBimma po bashkëpunon me Elinelin për këngën e re

Reperët shqiptarë, BimBimma dhe Elinel, duket se kanë bashkuar forcat për projektin e ri. Ata janë duke punuar në këngën e re që pritet të prezantohet shumë shpejt para fansave të tyre.

Kjo u bë e ditur nga vet reperi BimBimma, i cili ka sjellë në Instagram një pjesë të shkurtër, duke e zbuluar edhe emrin e këngës, e cila do titullohet “Ç’a ka risi”.

View this post on Instagram

A post shared by BimBimma (@nrbim) on

Elinel gjatë këtij viti ka publikuar disa projekte në kuadër të albumit të tij, ndërsa BimBimma në fillim të këtij muaji publikoi librin me përmbledhje “PO E ZI”.

Sa u përket projekteve muzikore, e fundit këngë e lansuar nga BimBimma është “Reality Check” në bashkëpunim me DOZA.

Këtë herë presim të shohim se çfarë befasie kanë përgatitur dy yjet e hip-hopit për publikun.