Bim Bimma për anëtarët e PINT: Ata s’janë burra

BimBimma befason me deklratën për P.I.N.T.

I ftuar në emisionin Nd’rrimi i Natës, reperi i famshëm kosovar Bim Bimma, ka folur me sinqeritet të madh për ndodhitë në karrierën e tij.

Bim Bimma, i cili vjet më parë e ka themeluar grupin NR e më pas edhe P.I.N.T bashkë me MC Kreshën dhe reperin Lyrical Son, është shprehur se “ata nuk janë burra dhe s’kanë vizion”.

“Unë kam vizion dhe nuk punoj me njerëz që s’kanë vizion. Unë jam burrë dhe i fjalës, e ata s’janë burra. Kam menduar se e përkrahin ideologjinë që qëndronte prapa P.I.N.T por nuk ka qenë ashtu”, ka thënë Bim Bimma.