BIK-u e përjashton përfundimisht nga puna Hoxhën Drilon Gashi?

Hoxha iluminist, Drilon Gashi para disa muajve ishte larguar nga xhamia “NUR” ku ishte imam në Pejë. Ky vendim nga Bashkësia Islame e Kosovës ishte marrë me arsytimin se Drilon Gashi nuk i përmbahet shkollës juridike hanefite (shkollë ku bazohet Islami ndër-shqiptarë).

Hoxha Drilon Gashi vazhdimisht ka pretenduar se arsyeja e largimit të tij nga puna kanë qenë qëndrimet kundër vehabizmit dhe ekstremizmit fetar në përgjithësi.

Ky hoxhë njihet për botëkuptimet e tij pro iluminizmit (një lëvizje perëndimore filozofike që rezultoi me përfundimin e feudalizmit dhe kleritalizmit në Evropë). Sipas Gashit doktrina islame (Kur’ani dhe hadithi) nuk janë në kundërshtim me frymën filozofike iluministe, shkruan Ballkani.info.

Burime të Ballkanit.info brenda Bashkësisë Islame në Prishtinë tregojnë së nesër, Drilon Gashi do të marrë vendimin e prerët për largimin e tij përfundimtar nga pozita e imamit në xhaminë “NUR”, në Pejë.

Ballkani.info ka tentuar të flas me zyrtarët e BIK-ut, por ata kanë qenë të paqasshëm në telefon.

Drilon Gashi vazhdimisht kishte akuzuar Bashkësinë Islame të Kosovës për përjashtim të padrejtë. BIK në anën tjetër po kritikohet për avancim të imamëve që kanë lidhje me interpretimin radikal të Islamit të quajtur vehabizëm. /Ballkani.info/

loading…