Bija e heroit të Kosovës Vesel Demaku i bashkohet AAK-së

Kreu i AAK-së, Ramush Haradinaj, ka njoftuar se partisë së tij i është bashkuar Valbona Berisha, bija e Heroit të Kosovës dhe mësuesit të popullit, Vesel Demaku.

Ai thotë se Valbona ka studiuar për shkencat sociale dhe do të jetë pjesë e ekipit të Aleancës në Drenas.

Postimi i tij:

Vizionit të Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, iu bashkua edhe Valbona Berisha nga Drenasi, e bija e Heroit të Kosovës dhe mësuesit të popullit, Vesel Demaku.

Valbona ka studiuar për shkencat sociale dhe do të jetë pjesë e ekipit të Aleancës në Drenas.

Valbonës dhe shumë të tjerëve që po i bashkohen familjes sonë të madhe, iu uroj mirëseardhje!

RH