Bien nga sistemi Facebook, Instagram dhe WhatsApp

WhatsApp, Instagram dhe Facebook të gjitha këto aplikacione kanë dalë jashtë sistemit në të gjithë botën.

Të trija aplikacionet që janë në pronësi të Facebook-it, kanë ndaluar të funksionojnë pak para orës 18:00 (sipas kohës locale të Kosovës), shkruan Ballkani.info.

Po ashtu edhe aplikacionet tjera, pjesë e Facebook-it, si Facebook Workplace, kanë ndaluar së punuari.

Vizitorët e Facebook-ut e shohon një error apo e marrin një mesazh që nuk mund të konektohen.

Nuk dihet ende se cili është problem që këto aplikacione nuk po funksionojnë. /Ballkani.info/