Bie sistemi i Facebook, Instagram dhe WhatsApp

Nuk duhet të shqetësohuni nëse jeni duke pasur problem të hyni në llogarinë e juaj në Facebook, Instagram dhe WhatsApp, pasi që nuk jeni të vetmit.

Aktualisht këtyre rrjeteve sociale iu kanë rënë sistemet dhe përdoruesit që nuk po mund t’i shfrytëzojnë këto.

Me të njëjtin problem, por në nivel shumë më të vogël, është prekur edhe WhatsApp, aplikacion që gjithashtu është nën pronësinë e Facebookut.

Edhe përdoruesit e Instagramit po hasin vështirësi që të kyçen në llogaritë e tyre.

Kontrolli nëpërmjet Downdetector, tregon për ankesat që janë bërë në mbarë botën nga përdoruesit, që nuk mund të hynin ose duhej të provonin disa herë derisa në qaseshin.

loading…