Pranverë

Bie borë në disa vende në Ballkan

Ndryshimet e mëdha të motit kanë prekur disa pjesë të Ballkanit, përfshirë Bosnjen dhe Serbinë, raporton AP.

Pas një jave me temperatura të larta, zonat malore në Bosnje dhe Serbi, si dhe kryeqyteti i Bosnjës, Sarajevë, janë mbuluar nga bora të mërkurën.

Edhe në Slloveni dhe Kroaci gjithashtu ka rënë borë të martën.

Një javë më parë, temperaturat arritën gati 30 gradë Celsius në kryeqytetin e Serbisë, Beograd dhe pjesë të tjera të rajonit.

Temperaturat e tilla të larta janë tipike për muajt e verës.