Besimi i publikut në presidentin rus Vladimir Putin ka ra në nivelin më të ulët për 13 vitet e fundit, raporton Reuters, duke cituar rezultatet e një studimi të agjencive shtetërore ruse.

Një sondazh i kryer nga Qendra ruse për studimin e opinionit publik tregoi se besimi në Putinin ra në 33.4 %, që është përqindja më e vogël që nga viti 2006. Kjo konfirmohet edhe nga të dhënat e sondazheve te publikuara në vitin 2015 ku besimi në Putinin (pas aneksimit të Krimesë nga ana e Rusisë) ka qenë 71%, ndërsa gjatë zgjedhjeve presidenciale të vitit të kaluar ishte rreth 55 %, transmeton Ballkani.info.

Rejtingu i përgjithshëm i Putinit është ende i lartë por është ndryshe nga një vlerësim i besimit ndaj tij.

Nga Reuters vlerësohet qe si rezultat i përkeqësimit të standardeve ruse janë vendimet e qeverise ruse për rritjen e moshës së daljes ne pension dhe rritja e tatimit mbi vlerën e shtuar. /Ballkani.info/