Joseph Biden

Biden uron Vuçiqin, i kërkon njohjen e Kosovës

Presidenti i Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Joseph Biden i ka kërkuar homologut serb, Aleksandar Vuçiq, njohjen e Kosovës, si finale të dialogut për normalizimin e marrëdhënieve.

Kërkesa erdhi të shtunën, bashkë me urimin për 15 Shkurtin – Ditën e Shtetësisë së Republikës së Serbisë.

“Aspiratat e Serbisë drejt Bashkimit Evropian varen edhe nga progresi drejt normalizimit të plotë të marrëdhënieve ndërmjet Beogradit dhe Prishtinës, i cili, siç e dini, besoj se duhet të bazohet në njohjen reciproke”, i shkroi Biden Vuçiqit, duke e garantuar se “Shtetet e Bashkuara janë të gatshme ta  mbështesin me mirëbesim për ta arritur këtë qëllim,”

Sipas amerikanit, “familja evropiane nuk do të jetë e plotë pa Serbinë dhe të gjithë fqinjët e saj”.