Biden ia lë Trumpit pseudonimin: Palaçoja

Ish-zv.presidenti i SHBA-së dhe garues për kandidat presidencial të partisë demokratike, Joe Biden, iu referua presidentit Donald Trump, me emrin Palaço. Këto komente erdhën pasi që Trump, iu referua Bidenit si “Gjumash”.

Biden i cili i ka hyrë garës për kandidat të demokratëve, për zgjedhjet presidenciale të vitit 2020, i ka thënë disa mbështetësve, se ai nuk dëshiron që të bie në nivelin e Trumpit, raporton MSN News.

Por ai u detyrua nga fansat e tij që ta gjejë një pseudonim për të.

“Ka shumë pseudonime, nuk e di cilin ta përmend” tha Biden duke qeshur. “Mund t’ia fillojmë me palaço”.

Biden tha se nëse vazhdojnë t’i përgjigjen sulmeve të Trumpit, ai do ta tërheqë vëmendjen nga dështimet që i ka, dhe do të mundohet që të na mbajë me tema të kota.

“Në çdo çështje, që ai më sulmon mua, unë kam se si t’i përgjigjem. Por nuk dua. Sepse ai do që unë të flas për ato çështje të cilat vetë i përmend, e kështu e heq vëmendjen nga temat e rëndësishme që i shqetësojnë qytetarët” tha Biden.

Biden, sipas sondazheve, është i preferuari i votuesve demokratë për zgjedhjet presidenciale të vitit të ardhshëm