Betohet Qeveria e re e Austrisë me në krye Kurz

Sebastian Kurz është kthyer në pushtet.

Partia e tij Konservatore ka bërë marrëveshje për koalicion me të Gjelbrit duke dhënë sot betimin pas tetë muajve të dështimit të aleancës me të djathtit ekstrem për shkak të një videoskandali, shkruan Reuters, transmeton Klan Kosova.

Austria është bashkuar tash edhe Suedinë dhe Finlandën duke pasur të Gjebrit në Qeveri, në një kohë kur janë rritur thirrjet për veprime konkrete kundër ndryshimeve klimatike.