Besnik Tahiri

Besnik Tahiri thotë që me Golf 2-sha t’Llapit nuk ka

Besnik Tahiri nga Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës është bërë nostalgjik për kohën e rinisë.

Ai ka publikuar një video ku shihet duke vozitur një veturë Golf 2, ndërsa tregon se kur ka qenë i ri veturën e parë e ka pasur të tillë.

Tahiri thotë se me Golf 2 të Llapit nuk ka.

“Kerri i parë që e kam pasë ka qenë Golf 2, të cilin e kam vozitë rrugëve të Podujevës. Sot me shumë nostalgji i ktheva kujtimet e arrita në përfundim që me Golf 2-sha t’Llapit nuk ka. Qeverisja ka me qenë ekonomike, po zhvillimore, ashtu siç është zhvilluar Golfi.
Motorri qeverisës është gati.#BesnikuiPodujevës”, ka shkruar ai në Facebook.