Kandidati për deputet nga Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës (AAK), me numër 2 në listën zgjedhore, Besnik Tahiri, ka theksuar mbështetjen e fuqishme që Gjilani po i jep Aleancës dhe liderit të saj, Ramush Haradinaj.

Përmes një postimi publik, Tahiri u shpreh se Gjilani është shndërruar në një krah të madh të Ramush Haradinajt dhe të AAK-së, duke nënvizuar rolin historik të këtij qyteti në momentet kyçe për vendin.

“Gjilani kësaj radhe është një krah i madh i Ramush Haradinaj dhe Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës. Gjilani, gjithmonë kur vendi është në sfida të mëdha, di t’i bëhet krah Kosovës,” ka deklaruar Tahiri.

Ai shtoi se kjo mbështetje është dëshmi e përkushtimit qytetar të Gjilanit ndaj interesit kombëtar dhe të ardhmes së vendit, duke e cilësuar atë si një sinjal të fortë për unitet dhe përgjegjësi politike në kohë sfidash.

Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës po vazhdon aktivitetet e saj elektorale nëpër qytete të ndryshme të vendit, ndërsa drejtuesit e saj shprehen optimistë për mbështetjen qytetare në zgjedhjet e ardhshme.