Berjani: Ligji për Naftën do të miratohet në Kuvend

Kryetari i Shoqatës së Naftëtarëve të Kosovës Fadil Berjani, u takua sot me anëtarët e tjerë të grupit punues ku diskutuan rreth Ligjit të Naftës.

Berjani bëri të ditur për Ballkani. Info se Ligji i cili po kërkohet nga grupi punues të miratohet në Kuvend me ndryshime është Ligj sipas kriterëve të Bashkimit Evropian

“ Po shpresojmë në Qeverinë e tanishme, dhe se Ligji më në fund do të kalojë në Kuvend. Ky Ligj rregullon shumë gjëra në interesë të naftëtarëve. Ligji përjashton askend nga Importi dhe konkurrenca” shtoi Berjani.

Kujtojmë që Ligji për Naftën që 9 vite nuk ka kaluar në Kuvend për miratim.