Berisha rikthehet në Australi

Sulmuesi kosovar pritet të nënshkruajë shumë shpejtë me klubin Western United pas eksperiencës që e pati në futbollin australian.

Besart Berisha pritet të rikthehet në futbollin australian, pas eksperiencës që e pati në Japoni.

Ekipi i ri i A-League, Western United raportohet se është afër transferimit të sulmuesit kosovar.

Sipas mediave australiane, 34 vjeçari do të nënshkruajë për ekipin e Mark Rudan, i cili është në kërkim të një sulmuesi me përvojë.

Berisha ka pasaportë australiane dhe tash do të konsiderohet si lojtar vendor.

Ish përfaqësuesi kosovar i ka zhvilluar 116 ndeshje në kampionatin australian duke thyer rekorde me gola.

Mirëpo, ai dështoi të gjente klub që kur u nda nga ekipi i J-League, Sanfrecee Hiroshima.

Berisha e kishte arritur kulmin e karrierës në Brisbane Roar, ku i kishte fituar dy tituj para se të lëvizte drejt Melbourne Victory, ku i kishte fituar po ashtu dy tituj kampioni.

loading…