Berisha “godet” Veliun, Selmanajn e Hotin

Anëtari i LDK-së, Visar Berisha i ka dalë kundër ish-shefit të tij Avdulla Hotit dhe bashkëpartiakëve, Agim Veliut e Driton Selmanajt.

Berisha ka thënë se vendimi politik i LDK-së për të bërë kuorumin e zgjedhjes së presidentit/es ishte më i vështiri për t’u marr, por që ky vendim duhet të respektohet.

Ky është statusi i plotë:

Vendimi politik i LDK-së për të qenë pjesë e kuorumit zgjedhor të Presidentit të Republikes ka qenë një prej akteve më të veshtira për t’u ndermarr. Vargu i gjatë i arsyeve dihet. Unë publikisht kam qenë kundër. Por.

Respektimi i vendimit të shumicëështë obligim institucional për të cilin jemi pajtuar kur kemi pranuar të jemi pjesë e forumeve politike.

Në këtë rast, sado i pa denjë mund të duket akti a, personi, deputetët e LDK-së duhet ta respektojnë vendimin e Partisë së tyre, pa marr parasysh sa i rëndë mund të duket ai.