Benzema, gjysma e Real Madridit

Që prej rikthimit të Zinedine Zidane në Real Madrid, Karim Benzema i ka shënuar gjysmën e golave të tërë skuadrës.

Sulmuesi francez është autor i 10 prej 20 golave që të bardhët i kanë shënuar me Zinedine Zidane për herë të dytë në postin e trajnerit, transmeton Gazeta Express.

Benzema ia ka regjistruar dy gola në dy ndeshjet e parë në sezonin e ri në La Liga, një kundër Celta Vigos në fitoren e javës së parë dhe në barazimin kundër Real Valladolidit të shtunën.

Benzema e mori rolin e golashënuesit në skuadër menjëherë pas largimit të Cristiano Ronaldos vitin e kaluar, duke i dalë në shpëtim ekipit kur kishte nevojë dhe duke shënuar 30 gola në total.

Forma e tij e mirë këtë sezon ka bërë që ai ta përforcojë vendin e 11-shën startuese përkundër ardhjes së Luka Jovicit.

loading…