Beniada imiton Einxhel, banorët shkrihen duke qeshur

Ajo njihet për pozitivitetin e saj brenda shtëpisë më të madhe në Shqipëri.

Në mungesë të Einxhel pasi ajo po qëndron në spital duke u rikuperuar për shkak se dje ka thyer krahun, Beniada po e ndjen mungesën e saj, shkruan Demokracia.com.

Kjo për faktin se, Beniada ka veshur disa rroba të saj dhe në flokë ka vendosur një parukë me ngjyrë të zezë.

“Einxhel nga mungon po mundohem të imitoi dhe bëjë sikur je këtu por nuk mundem”, thotë Beniada teksa bën mimikat e fytyrës dhe lëvizjet sikurse Einxhel.

Ndryshe, Beniada dhe Einxhel janë mike shumë të mira me njëra-tjetrën që nga hyrja në “Big Brother VIP”.

Shiko videon teksa modelja bën imitimin dhe banorët qeshin.