Beniada e ftuar speciale në ditëlindjen e djalit të Sinan Hoxhës

Gjatë qëndrimit në ‘BBV’, Beniada Nishani riktheu në hit këngën “Parfumi” të Sinan Hoxhës.

Nga atëherë ajo ka krijuar raport miqësor me Sinanin si dhe familjen e saj.

Sot me rastin e ditëlindjes së djalit të Sinanit, Ayanit, ata organizuan një festë madhështore me shumë të ftuar ku në mesin e tyre ishte edhe Beniada.

Ish-banorja publikoi disa momente nga festa ku shihet se janë kënaqur në maksimum./Indeksonline/