Bëni shejk të shëndetshëm me vetëm katër përbërës

Përzieni katër artikuj të pasur me fibra dhe proteina dhe do të keni shejk proteine më të bukur për forcë dhe shëndet të organizmit!

Shejku më i mirë për forcë bëhet nga përbërësit të cilët mund t’i gjeni të gjithë, transmeton Telegrafi.

Në dyqane gjenden artikujt e vërtetë të cilët shumë lirë mund t’i blini dhe të cilët përfundimisht do t’ju ndihmojnë që të formësoni muskujt në çdo pjesë të trupit.

Gjëja më e mirë me këtë shejk është ajo që vetë mund ta përshtatni sasinë e çdo përbërësi varësisht nga ajo që ju nevojitet – më shumë hidrokarbure, proteina, fibra apo yndyrë.

Përbërësit:

– Qull tërshëre (hidrobarbure)
– Albumine (proteina)
– Gjalpë nga kikiriku (yndyrë)
– Banane (fibra).

Të gjithë këta përbërës përzieni në blender dhe shejku juaj me proteina është i gatshëm.